Fshati Sojnik si në Mesjetë prej rrugës, banorët: Duhet dorë e fortë nga shteti, vijnë vetëm për vota

Fshati Sojnik si në Mesjetë prej rrugës, banorët: Duhet dorë e fortë nga shteti, vijnë vetëm për vota

Fshati Sojnik, i cili ndodhet rreth 30 kilometër larg Gramshit, është i vështirë për tu vizituar, për shkak të rrugës së keqe, në një gjatësi prej afro 10 kilometër, e cila e bën që të duket si në Mesjetë. Emisioni “Fol” në MCN Tv, shkoi në këtë fshat për të cilin banorët thonë se në vitin 1913 ka qenë nënprefekturë. Madje ata shtojnë se ka pasur shkollë me 600-700 nxënës dhe 50 mësues dhe se në vitin 1976 u hap shkolla e mesme e përgjithshme, shkolla e mesme bujqësore, ku kishte mësues nga Korça, Elbasani, Durrësi dhe Tirana. “Ka pasur qendër kulture, teatro të vegjël, bëheshin teatro, spartakiada. Ishte fshat me shumë gjallëri, fshat shumë i veçantë. Edhe emri Sojnik vjen me kuptimin i fisëm, dhe fshati sojnik është i pari që sheh diellin. Në vitin 1991 sojnikasit u larguan për një jetë më të mirë. E vetmja pengesë që i pengon njerëzit, është rruga, në çdo bisedë rruga përmendet, u mblodhëm në aksion me kazma dhe lopata që ta pastronim. Duhet dorë e fortë prej shtetit, se me të kaluar një herë fadromën sipër, nuk është zgjidhje.” Një tjetër banor rrëfeu se jeton me prodhimet e bujqësisë dhe se djemtë i kanë ikur. “Bashkia nuk jep asnjë lloj investimi, këtu kanë ardhur vetëm për të marrë votat. Kërkojmë që dhe këta që kanë ikur duan të vijnë të investojnë, pro është shpenzimi shumë i madh prej mungesës së rrugës.” Ndërkohë një tjetër banor deklaroi se me të ardhur demokracia, u prish çdo gjë dhe se shërbimin mjekësor e marrin te shkolla ku ka vetëm një infermiere. “5 fëmijë ka gjithë shkolla, 5 nxënës 4 mësues. Këtu vetëm për vdekje vijnë, në shkollë bëjmë dhe pritjet për vdekje. Aty bëheshin dhe dasma, por tani nuk bëhen as dasma, se nuk ka djem më. Azhornime tokash nuk bëhen, rrugë nuk bëhen, vijnë vetëm për fushatë dhe na premtojnë, marrin iniciativa dhe nuk kanë bërë asgjë”. Nga ana e tij kryeplaku i fshatit prej katër vitesh tha se aktualisht në Sojnik kanë ngelur 30 familje nga 240 që ishin dikur. Ai thotë se e ka ngritur zërin sa është lodhur por askush nuk e ka marrë seriozisht. “U kam shkuar me letra për çfarë i duhet fshatit. qendër shëndetësore nuk kemi fare. Ishte infermieri s’kishte ku të rrinte, është rruga vetë që është copë copë. Tre herë kemi ndërhyrë vetë si fshat e kemi rregulluar. Në këtë gjendje e kemi mbajtur ne si fshat pasi mund të shkojë më keq. Fshati është i braktisur nga shërbimet. energji ka. shtyllat e korrentit janë që në kohën e Enver Hoxhës”. Një ish-banore e këtij fshati e cila jeton në Durrës, deklaroi se po të ketë kushte do të kthehet, por se pikërisht mungesa e kushteve i detyron që të mos vijnë. Një tjetër banorë thotë se të gjithë ata që kanë ikur kanë dëshirë të rikthehen dhe investojnë, por se gjëja kryesore që i pengon është rruga. “Dhe çunat e mi thonë se po u rregullua rruga, duam të vijmë, të investojmë dhe ndërtojmë. Këtu vendi ka mundësi që të bëhet. Vendi prodhon, po të punosh. Unë me ato prodhime që marr, ia dal. kam 2-3 dynym rrush, bletë, këtu jeton po të punosh. por në radhë të parë duhet rruga, se po të bëhet rruga çdo gjë funksionon. Se nëse dua diçka nuk e marr dot se ka shpenzime të mëdha.” Një tjetër shqetësim u ngrit nga një tjetër banor, i cili tha se bleu një makinë tip Benz, por se në rrugën e tretë për shkak të gjendjes së saj, makina iu prish.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy