Zvërneci në fokus të parlamentit holandez, interpelancë për kompanitë guackë që lidhen me projektin

Zvërneci në fokus të parlamentit holandez, interpelancë për kompanitë guackë që lidhen me projektin

Parlamenti holandez (Tweede Kamer der Staten-Generaal) pritet të zhvillojë një interpelancë drejtuar Ministrit të Financave të Holandës, Eelco Heinen dhe Sekretarit të Shtetit për Financat, Sandra Palmen për kompanitë guackë që do të investojnë për resortin në Zvërnec.

 

Interperlanca është kërkuar nga deputetët Stultiens dhe Bushoff, të cilët kërkojnë sqarime mbi rolin e kompanive fiktive që kanë adresë formale në Holandë.

 

Në dokumentin e bërë publik renditen disa pyetje ku deputetët shprehin shqetësime për rrezikun e mundshëm të korrupsionit dhe mungesës së transparencës në investimet e mëdha të huaja, duke përmendur strukturat komplekse të pronësisë dhe mbikëqyrjen institucionale të kufizuar. 

 

Ata kërkojnë gjithashtu sqarime nëse rregullat aktuale holandeze lejojnë që aksionarët me më pak se 25% të mos bëhet publik dhe të mbeten anonimë, si dhe nëse qeveria është e gatshme të forcojë legjislacionin në këtë drejtim.

 

Po ashtu, në dokument theksohet kërkesa për bashkëpunim më të ngushtë mes Holandës dhe SPAK-ut në Shqipëri, për të identifikuar të gjithë përfituesit realë të kompanive të përfshira në projekt dhe për të garantuar transparencë të plotë.

 

Ndër të tjera deputetët shtrojnë pyetjen nëse sektori i “trust”-eve dhe vetërregullimi aktual janë të mjaftueshëm, apo nëse nevojiten masa më të forta ligjore për të parandaluar keqpërdorimet financiare jashtë kufijve të Holandës. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy