
Nesër në Elbasan mbahet mbledhja e përbashkët e dy qeverive, në të cilën pritet nënshkrimi i 16 marrëveshjeve të përbashkëta.
Lidhur me këtë ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi dhe diplomatja, Edita Tahiri, për edicionin e lajmeve në MCN TV, se krahas arritshmërisë në planin kombëtar, mbledhja e dy qeverive ka nevojë për një analizë te detajuar se ku dhe cilat marrëveshje të nënshkruara nuk kanë arritur të finalizohen, për çka duhet të vihet gishti ndaj qeverisë gjegjëse e cila nuk i ka zbatuar ato.
“Fillimisht dua të vlerësoj këtë proces të bashkëpunimit mes dy qeverive në gjithë këto vite, në planin kombëtar ka qenë shumë i rëndësishëm sepse na ka bërë bashkë, por do duhej që këto mbledhje të jenë sa më të frytshme. Ka pasur shumë marrëveshje, por kur vjen puna të zbatimi, po shohim sfida. Do doja që kjo mbledhje të fillojë me analizë të rezultateve të arritura të bëhen publike, se çfarë është arritur e çfarë jo, dhe të vihet gishti se cila qeveri nuk i kam zbatuar ato. Pa i bërë këto, nënshkrimi i marrëveshjeve po kalon në monotoni dhe po humbet besimi”.
Znj. Tahiri ishte mjaft kritike në qëndrimin e saj ndaj nismës “Ballkani i Hapur”.
Ajo e cilësoi këtë nismë si një agjendë të pastër të Serbisë, përmes së cilës presidenti Vuçiç e shfrytëzon për marketing ndaj rajonit.
“Nisma “Ballkani i Hapur” është nismë e panevojshme, sepse ka shumë të tilla në rajon, dhe kjo ska pas nevojë, por meqë po ndodh po tregon se cili është qëllimi i pathënë, agjenda sekret e Open Ballkan është agjenda e Serbisë, që përmes kësaj iniciative të jap një mesazh që gjoja Serbia është faktor stabilizues ndërsa në realitet Serbia vazhdon lojën serbo-ruse dhe këtë e përdor për marketing ndaj rajonit, dhe Bashkësisë Ndërkombëtare.
Sipas diplomates Tahiri, Shqipëria e ka shumë gabim që është futur në një lojë të tillë.
Ajo tha se kryeministri Edi Rama, tashmë ia ka dorëzuar primatin Serbisë, që Vuçiç e ëndërronte.
“Shqipëria e ka shumë gabim që është në këtë nismë, Rama ja dha primatin Serbisë dhe Vucicit për Ballkanin, këtë mund të bëj Rama, sepse Vucic nuk mund ta bëj. Nëse dikush duhet me qenë lider në Ballkan, duhet të jetë Shqipëria, sepse është e vetmja në Ballkan që ka qenë faktor paqeje e stabiliteti, dhe kjo bartje është fyese për gjithë shqiptarët dhe veçanërisht për Kosovën është tepër zhgënjyese”.



