Krivaça: Në Shqipëri më lehtë blihet një produkt i huaj sesa ai nga Kosova. Të dy qeveritë të lehtësojnë procedurat për eksportin

Krivaça: Në Shqipëri më lehtë blihet një produkt i huaj sesa ai nga Kosova. Të dy qeveritë të lehtësojnë procedurat për eksportin

Problemet e eksporteve të mallrave nga Kosova në Shqipëri janë evidente edhe pas shumë mbledhjeve dhe firmosjeve të marrëveshjeve të përbashkëta mes të dy qeverive.

Ibra Krivaça, përfaqësues biznesi nga Kosova, pjesëmarrës në Klik Ekspo Group, thotë për mikrofonin e MCN Economy, se produktet shqiptare në Kosovë janë në relacionin 3 :1, që d.m.th. tre herë më shumë eksportohet nga Shqipëria sesa importohet nga atje.

Kjo sipas tij, është një dallim shumë i madh që duhet ulur të dy qeveritë në rishqyrtim të marrëveshjeve të mëhershme.

Shkëmbimet tregtare viteve të fundit janë duke u rritur mes dy vendeve sidomos importet e produkteve shqiptare në Kosovë, p.sh., këtë vit është 279 milionë € që janë importe të produkteve shqiptare.

Eksporti është shumë më i vogël, nuk i di arsyet, ndoshta kjo është një pikë që qeveria e Kosovës dhe e Shqipërisë duhet ti kenë më shumë fokuset te ky bashkëpunim dhe të rritet edhe eksperti i produkteve kosovare i cili është vit është 279 milionë € , d.m.th., që produkte shqiptare janë 3 me 1, d.m.th. tre herë eksportohet më shumë sesa importohet nga Shqipëria, kjo besoj është një dallim shume i madh dhe duhet të gjemë një formë apo një mundësi e rritjes së eksperteve të produkteve kosovare edhe në Shqipëri.

Po çfarë e ka penguar mos prezencën e produkteve nga Kosova këtu?.  

Krivaça thotë se duhet që nga ana e të dyja qeverive të punohet në lehtësimin e procedurave për eksportimin e mallrave në Shqipëri.

Mund të jetë ndoshta edhe qasja ose mos besueshmëria e produkteve kosovare që nuk kanë më lehtësi kontakte apo siç e shoh nga persona , më lehtë blihet një produkt grek, italian, apo edhe i vendeve tjera, sesa ai i Kosovës. Kjo ndoshta se të dy qeveritë duhet të bëjnë më shumë, ti lehtësojnë procedurat burokratike, p.sh., kishim edhe probleme ti eksportojmë mostrat në këtë panair dhe të mos flasim për procedurat tjera.

 Imagjinoni me lehte mund të ekspertojmë disa produkte në vende evropiane për të marrë pjesë në panair, kurse më shumë të vështirë e kishim në Shqipëri pasi kërkohej një import i përkohshëm, që duhet të aprovohej nga dogana e Shqipërisë, kështu që marrëveshjet e viteve të kaluara duhet të rishikohet se ku janë te realizueshme, pasi në letër janë por në vijueshmëri, a po realizohen, apo ka vështirësi, pra, nuk janë trajtuar fare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy