Patozi u përgjigjet kritikëve: Kujdes mos përplaseni me njëri-tjetrin në paradhomën e kunatit

Patozi u përgjigjet kritikëve: Kujdes mos përplaseni me njëri-tjetrin në paradhomën e kunatit

Astrit Patozi ka reaguar me anë të një statusi në lidhje me kritikat ndaj tij.

Me një status në faqen e tij në Facebook, Patozi shkruan se i mirëkupton sharësit me dhe pa pagesë.

Ja çfarë shkruan ai në Facebook:

Kam mirëkuptim për të gjithë ata kolegë, ish-kolegë, miq, ish-miq dhe asnjëherë takuar, që po përdorin kandidimin tim si shkas për t'i qëndruar afër kryetarit të vetëngrirë.

Dilini në krah në këto momente të vështira, pasi duhet të mos ndjehet vetëm në dëmin, që i ka bërë PD. Lehtësojani sadopak ndërgjegjen duke marrë përsipër një pjesë të mëkatit të tij.

Vazhdoni e bëjeni dhe kini mirëkuptimin dhe nënvlerësimin tim.

Tek kjo "amnisti" nuk përfshihen sharësit me pagese të kompanisë së posaçme call center, ndonëse qëllimi mund të jetë i njëjtë.

Por një këshillë e kam: thoni ç'të doni kundër meje, vetëm ju lutem bëni kujdes mos përplaseni me njëri-tjetrin, kur të prisni në paradhomë, pasi të keni kaluar skanerin e kunatit.

Mes jush, që e bëni vullnetarisht, dhe mercenarëve, që e bëjnë me lekë, juve më dhimbseni me shumë.

Suksese të gjithëve!

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy