
Austriakët i janë drejtuar të dielën kutive të votimit, pasi në vend mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Zgjedhjet vijnë pak kohë pas publikimit të skandalit Ibiza në maj, i cili rrëzoi koalicionin qeverisës. Sondazhet tregojnë se partia populiste konservatore e ish-kancelarit austriak, Sebastian Kurz renditet e para, por pavarësisht kësaj do t'i duhet një partner për të formuar koalicion.



