
Në meshën e mbajtur në ditën e parë të vitit, Papa Françesku e ka vënë theksin te uniteti i kishës.
Vetëm një ditë pas dorëheqjes së papritur të dy zëdhënësve të Vatikanit, Greg Burke e Paloma Garcia Ovejero, Papa Françesku e nisi meshën në sheshin Shën Pjetër me unitetin që përfaqëson Maria, gruaja që solli në jetë Krishtin.
«Shën Maria na mbledh në kishë, ku uniteti ka më shumë rëndësi se diversiteti, dhe na bën thirrje të kujdesemi për njëri-tjetrin. Besimi është ekzistencial për altruizmin, një fjalë që sot shumë duan ta fshijnë nga fjalori", ka thënë Ati i Shenjtë.
"Një botë që e sheh të ardhmen ndryshe nga ç'do ta shihte një nënë, është një botë miope. Mund të shtojë të ardhurat, por nuk mund t'i shohë kurrë njerëzit si bijtë e saj. Mund të ketë të ardhura materiale, por jo mjaftueshëm për të gjithë. Mund të jetojmë në të njëjtën shtëpi, por jo si vëllezër e motra. Kjo sepse bota bazohet te nënat. Kemi nevojë të mësojmë nga nënat se heroizmi qëndron te përkushtimi e forca te mëshira".
Të lidhur në rrjet, por gjithnjë e më të vetmuar "Sot në botë ka shumë përhumbje dhe vetmi. Bota ëshë e gjitha e lidhur në rrjetet sociale, por duket gjithnjë e më e ndarë. Të jesh i keq nganjëherë duket si shenjë force. Por nuk është gjë tjetër veçse dobësi".



