Babë e bir humbën jetën nga një goditje elektrike në fshatin Sushica të Strumicës.
Djali humbi jetën pasi tentoi ta ndihmojë babain, i cili ka marrë goditje elektrike nga instalimi i parregullt ndërsa bënte dush në banjën e shtëpisë së tyre.
Policia njoftoi se kjo ngjarje ndodhi mbrëmë në orën 21:00 në fshatin Sushica, Komuna e Novo Sellës, kur I.P.(54) ndërsa ka bërë dush, nga instalimi jo i rregullt elektrik ka marrë goditje elektrike dhe ka vdekur në vendin e ngjarjes. Pasi këtë e ka vënë re djali i tij M.P. (30) duke dashur që ta ndihmojë babain e tij edhe ai ka marrë goditje elektrike dhe ka vdekur. Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer Prokuroria Publike dhe ekip ekspert nga SPB-Strumicë dhe EVN.



