Forumi i Dubrovnikut, Hasani: Rrugëtimin e Shqipërisë në BE nuk mund ta bllokojë asnjë individ

Forumi i Dubrovnikut, Hasani: Rrugëtimin e Shqipërisë në BE nuk mund ta bllokojë asnjë individ

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani tha në Forumin e Dubrovnikut se Ballkani Perëndimor duhet të gjejë një zgjidhje për të gjitha problemet që i pengojnë në mënyrë që të ecin përpara me prosperitet, paqe dhe siguri për këtë rajon.

“Ne në Ballkanin Perëndimor duhet të fillojmë të sjellim në tryezë zgjidhje, të gjejmë një mënyrë për të ecur përpara nga të gjitha problemet që na pengojnë, çka do të sjellë më shumë prosperitet, paqe dhe siguri për këtë rajon”.

Më tej Hasani tha se integrimin e Shqipërisë në BE nuk mund ta bllokojë askush pasi Shqipëria ka investuar në reformën në drejtësi dhe ka filluar të krijojë besimin te njerëzit.

Drupal Ad

“Sa i përket Shqipërisë nuk ekziston asnjë “pasiguri” apo “dyshim”. Dhe as justifikim për ata që duan të bllokojnë. Ne po i përmbushim detyrat tona të shtëpisë për të filluar negociatat për kapitujt dhe nuk duhet të lejojmë asnjë individ të hyjë në axhendën dypalëshe të një vendi. Shqipëria dhe partnerët e saj kanë investuar shumë në reformën e sistemit të drejtësisë dhe ajo ka filluar të krijojë besim me vendimet e saj. Njerëzit kanë nevojë për shpresë dhe ne do të përpiqemi të sjellim shpresë, përmes rezultateve”, theksoi kryediplomati.

Kujtojmë se Forumi i Dubrovnikut është duke u zhvilluar këtë të diel në Kroaci, në të cilin kanë marrë pjesë diplomatë të rajonit, por edhe emisari i Bashkimit Evropian dhe ndihmës sekretari për Evropën, James O’Brien.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy