
Presidenti i Rusisë, ai i Turqisë dhe Iranit do të takohen javën e ardhshme në Teheran, për një samit mbi Sirinë dhe për bisedime dypalëshe në kontekstin e konfliktit në Ukrainë.
Një deklaratë e tillë u bë nga zëdhënësi i Vladimir Putin, Dmitry Peskov.
Udhëtimi i Presidentit Vladimir Putin në Iran më 19 korrik është duke u përgatitur.
Do të ketë një takim për Sirinë me homologun e tij iranian Ebrahim Raisi dhe me atë turk Rexhep Tajip Erdogan, si dhe në një takim dypalësh me këtë të fundit.



