
"Lufta nuk mund të jetë diçka e pashmangshme. Ne nuk duhet të mësohemi me luftën, përkundrazi duhet ta shndërrojmë indinjatën e sotme në angazhimin e së nesërmes, sepse, të gjithë do të jemi fajtorë në një farë mënyre".
Kështu u shpreh Papa Francesku në Angelus teksa shtoi se, “Përballë rrezikut të vetëshkatërrimit, njerëzimi kupton se ka ardhur koha për të shfuqizuar luftën, për ta fshirë atë nga historia e njeriut, përpara se të jetë lufta që ta fshijë njeriun nga historia”.
Papa përsëriti thirrjen e tij: "Mjaft! Ndal! Hesht! Le të merremi seriozisht për paqen".
"Lufta jo vetëm që shkatërron të tashmen, por edhe të ardhmen e një shoqërie. Kam lexuar se që nga fillimi i agresionit në Ukrainë, një në dy fëmijë është zhvendosur nga vendi. Kjo do të thotë shkatërrim i së ardhmes, duke shkaktuar trauma dramatike në pjesën më të madhe të pafajshëm të vegjël.
Kujtojmë se Rreth 30 mijë refugjatë ukrainas, kanë arritur në Francë. Gjysma e tyre po kalojnë përmes Francës për në vende të tjera si Spanja, tha të dielën ministrja franceze, Emmanuelle Wargon.
Wargon tha se qeveria po përgatitej të mirëpresë 100,000 njerëz që po ikin nga lufta në Ukrainë.
Franca ka dhënë leje të përkohshme qëndrimi në Bashkimin Evropian për refugjatët ukrainas, gjë që u lejon atyre të kenë qasje në shkolla dhe të punojnë në vend.



