Irlanda ka rënë dakord të vendosë një gjobë prej 405 milionë eurosh ndaj rrjetit social Instagram pas një hetimi për trajtimin e të dhënave të fëmijëve.
Ndërkohë Instagram po planifikon të apelojë kundër gjobës, tha një zëdhënës i kompanisë i Meta, në një deklaratë të dërguar me email.
Hetimi, i cili filloi në vitin 2020, u përqendrua te përdoruesit fëmijë midis moshës 13 dhe 17 vjeç, të cilëve u lejohej të përdornin llogari biznesi, gjë që lehtësoi publikimin e numrit të telefonit dhe/ose adresës së emailit të përdoruesit.
Ne miratuam vendimin tonë përfundimtar të premten e kaluar dhe ai përmban një gjobë prej 405 milionë eurosh.
Kështu deklaroi zëdhënësi i Komisionerit të Mbrojtjes së të Dhënave të Irlandës.
Instagram përditësoi veçoritë e tij mbi një vit më parë dhe që atëherë ka lëshuar veçori të reja për t'i mbajtur adoleshentët të sigurt dhe informacionin e tyre privat, tha zëdhënësi i Meta.
Zëdhënësi tha se Instagram nuk pajtohet me mënyrën se si është llogaritur gjoba dhe po e shqyrton me kujdes vendimin.



