Kur dhuna ulet këmbëkryq në mes të Tiranës

Kur dhuna ulet këmbëkryq në mes të Tiranës

John Lennon thoshte dikur se "jetojmë në një botë, ku fshihemi për të bërë dashuri, ndërsa dhuna dhe urrejtja shfaqen pa problem nën dritën e diellit". Këtu te ne, edhe kur mungon dielli, shfaqet nën dritën e prozhektorëve, në mes të kryeqytetit, madje edhe përpara ndeshjes derbi, që në fakt është vitrina e futbollit tonë.

I çuditshëm është fakti se ka edhe nga ata që mjaftohen t'i vënë kapak me thënien se ngado në botë ndodhin të tilla gjëra. Mirëpo ne tregojmë me gisht zellshëm kur këto episode ndodhin zakonisht në vendet fqinje, Serbi apo Greqi. Ama rrallë flasim për rastet e dënimit të dhunës siç po ndodh shpesh këto kohë në Angli apo Itali (vetëm para pak ditësh, klubi i West Ham, përjashtoi përjetë një tifoz që kishte lëshuar thirrje raciste në stadium, përveç masës që do të merrnin organet gjyqësore).

E, pra asgjë nuk mbeti pas asaj shfaqjeje të shëmtuar që regjia e një koreografie të zezë solli në stadiumin "Selman Stërmasi", përveç shijes së hidhur që do mbetet gjatë.

Presidenti i Federatës, zoti Duka, i pranishëm në stadium si anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, e di se organi më i lartë i futbollit në Europë nuk i toleron këto shfaqje. Ne nuk jemi keq të bëhemi pjesë e farsave dhe qokave e të themi se po zbavitemi nëpër stadiume, kur mungon siguria e jetës. 

Përgjegjësit duhet të marrin atë çka u takon! 

Nuk e di çfarë pengon për të ashpërsuar masat nëpër stadiume, por Federata dhe politika duhet të bëhen bashkë e t'u krijojnë kushtet minimale ‘hallexhinjve’ që i ndjekin skuadrat e zemrës, para se drejtimi i atyre fishekzjarrëve të kthehet edhe nga tribunat VIP. 

Edi HAJDINI / Tema TV

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy