
Kremlini po planifikon akte terroriste në qytetin Mosyr të Bjellorusisë. Po planifikohen sulme ndaj shtëpive, shkollave, spitaleve dhe rafinerisë së naftës me synimin për t'i dhënë Lukashenkos një arsye formale për të shkuar në luftë.
Kjo është bërë e ditur nga Drejtoria kryesore e Inteligjencës e Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës.
Në njoftimin e tyre në Telegram thuhet se për këtë qëllim grupe sabotatorësh të maskuar si civilë, përfshirë personelin e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Ruse dhe mercenarë kanë mbërritur në Mosyr. Sipas atyre që e kanë planifikuar këtë operacion special të Kremlinit, kjo do të krijojë një të pretekst formal për Lukashenkon për të shkuar në luftë.



