Emigracioni, Greqia u lehtëson “barrën” ishujve

Emigracioni, Greqia u lehtëson “barrën” ishujve

Në Greqi po diskutohet një projektligj i ri që parashikon ndryshime në procedurat e azilit. Qeveria greke ka hartuar një draft të ri, ndërkohë që kanë nisur përpjekjet për krijimin e hapësirave të reja për strehimin e emigrantëve, duke i zhvendosur një pjesë të tyre nga ishujt në kontinent. 

Ministri i Mbrojtjes së Qytetarëve, Mihalis Krisokoidis, kryesoi të premten një takim të jashtëzakonshëm me 13 guvernatorët rajonalë të vendit, të cilëve u kërkoi të mbajnë një pjesë të barrës, në mënyrë që mijëra migrantë të mund të zhvendosen gradualisht nga kampe të mbipopulluara të rrezikshme në ishujt e Egjeut lindor.

Sipas Krisokoidis, nuk ka plane për të krijuar kampe më të mëdha. Por në vend të kësaj, autoriteteve rajonale u kërkohet të zgjerojnë objektet ekzistuese ose të marrin me qira përkohësisht hotele.

Ndërkohë projektligji i ri - që synon forcimin e procedurës së azilit për të siguruar që nuk ka hapësira për abuzim dhe që aplikimet e refuzuara nuk do të duhet të rishikohen - do të diskutohet në mbledhjen e kabinetit të hënën.

Në një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork, Mitsotakis bëri thirrje për ndarje më të barabartë të barrës së emigrantëve, duke lënë të kuptohet se disa shtete të Evropës Qendrore dhe Lindore kanë dështuar në pranimin e azilkërkuesve.

"Ne po arrijmë kufijtë e kapacitetit tonë për t’u përballur me këtë problem”, tha ai.

"Greqia nuk mund të mbajë e vetme barrën e lëvizjeve masive të njerëzve," tha ai ndërsa foli për një "sfidë evropiane që kërkon veprime evropiane".

Kryeministri Grek gjithashtu i kërkoi Turqisë që të respektojë një marrëveshje me BE për të ndaluar flukset e emigracionit të paligjshëm. Ai i kërkoi BE-së të përshpejtojë përpjekjet për të miratuar rregulla të reja të përbashkëta për azilkërkuesit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy