Mbi 1600 të zhdukur gjatë luftës në Kosovë/ Familjarët përgatisin padi për Serbinë në Strasburg

Mbi 1600 të zhdukur gjatë luftës në Kosovë/ Familjarët përgatisin padi për Serbinë në Strasburg

Familjarët të cilëve u janë zhdukur më të dashurit e tyre gjate luftës ‘98-99 në Kosovë, po përgatiten ta padisin shtetin serb në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.

Kjo pasi që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës.

 Presidentja Vjosa Osmani, Zyra qeveritare për të pagjeturit dhe Instituti për Krime të Luftës, inkurajojnë qytetarët që të bëjnë gati paditë.

Presidentja Vjosa Osmani në deklarimin e saj pas nderimeve për të pagjeturit në Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur, ka thënë se me anëtarësimin në Këshillin e Evropës, familjarët e personave të zhdukur do të kenë mundësinë për ta paditur Serbinë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

 E familjarët shpresojnë që kjo do të jetë mundësi e mirë që të triumfojë drejtësia.

Kryetar i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti, thotë se si shtet janë edhe disa procedura të tjera që duhet t’i ndjekin deri te padia ndaj Serbisë për gjenocid.

I bëj thirrje të gjithë atyre që janë të prekur direkt apo indirekt nga lufta 98-99 në çfarëdo lloj mënyre që të përgatiten dhe të fillojnë të gjejnë mundësinë për paditë e tyre ndaj shtetit serb sepse mendoj që jemi vonë dhe është koha ta bëjmë përgjegjës atë që i ka bërë këto krime, ku dikush patjetër duhet të përballet me drejtësinë. Ata që kanë kryer këto krime patjetër që duhet të jenë në burgje.

Instituti për Krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë po bëhet gati të mbledhë sa më shumë dëshmi.

Sipas të dhënave të Avokatit të Popullit, deri tani vetëm 45 persona janë dënuar për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovës. 

Kosova doli nga lufta që mori fund me ndërhyrjen e NATO-s, me mbi 13.500 të vrarë dhe mbi 5 mijë të zhdukur.

Edhe më tej nuk dihet asgjë për fatin e rreth një mijë e 600 personave, pjesa më e madhe e të cilëve janë të përkatësisë kombëtare shqiptare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy