Prokurorët federalë e kanë pushuar çështjen në gjyqin penal ndaj Hunter Biden pasi thirrën dy dëshmitarët e tyre të fundit në gjykatë. Njëri prej tyre, një kimist i FBI-së, dëshmoi se një sasi "minimale" e kokainës u gjet në një çantë arme të Hunter Biden.
Dëshmitari u shpreh se nuk mund të thoshte me siguri se si kishte përfunduar kokaine atje, apo kujt i përkiste. Djali i presidentit amerikan akuzohet se ka gënjyer për përdorimin e tij të drogës në një formular kur bleu armën e zjarrit dhe municionin nga një dyqan armësh në Wilmington, Delaware, më 12 tetor 2018.

Biden, 54 vjeç, ka deklaruar pafajësinë në lidhje me akuzat. Është gjyqi i parë për djalin e një presidenti amerikan në detyrë. Hunter Biden mund të përballet me 25 vjet burg nëse shpallet fajtor.
Të premten, prokuroria e përfundoi çështjen e saj në një gjykatë federale të Delaware pasi thirri dy dëshmitarët e mbetur. Kimisti mjeko-ligjor i FBI-së, Jason Brewer, tha se kishte ekzaminuar një mbetje të bardhë të gjetur në çantën prej lëkure që mbante armën e Biden dhe ajo rezultoi pozitive për kokainë.



