Dy shqiptarë u vunë në pranga në Ravena të Italisë për drogë. Jurgen S., 41 vjeç dhe partnerja e tij E.M., 21 vjeçe e kishin përshtatur banesën e tyre në qendër të qytetit për aktivitetin e shpërndarjes së drogës. Sipas hetimeve ka rezultuar se shtëpia ishte shumë e frekuentuar nga persona të panjohur dhe të jo të dyshimtë që vinin nga jashtë qytetit për t’u furnizuar.
Policia ka kryer një operacion blic më 3 tetor, duke i zënë në befasi dy shqiptarët.
Gjatë kontrollit të banesës, hetuesit gjetën brenda një vazoje të madhe, dy bustina që përmbanin rreth 140 gram kokainë, dy peshore precize dhe një biçak me gjurmë të substancës së paketuar. Po kështu u gjetën tre telefona celularë, një portofol dhe një arkë kursimesh që përmbante më shumë se dy mijë euro në kartëmonedha të prerjeve të ndryshme.
Në kuesturë, çiftit të shqiptarëve iu bënë analizat nga policia shkencore dhe iu komunikua arresti për posedim droge me qëllim shpërndarjen dhe më pas u dërguan në burgun e Ravennas dhe të Forlit.
Ai kishte disa precedentë edhe për veprat penale të trafikut të drogës ndërsa gruaja, edhe ajo e papunë, ka rezultuar e pa skeduar nga policia italiane.
Hetuesit, dyshues për zotërimin e një pasaporte të re të Jurgenit, kryen hetime të mëtejshme për llogari të tij, nga ku ka rezultuar se ka qenë i kërkuar në vitet 2000. Më pas ai është zhdukur për rreth dhjetë vjet për t’u rishfaqur me një dokument të ri.
Duke lidhur të dhëna të ndryshme dhe duke rindërtuar lëvizjet e tij të fundit në vendet e vuajtjes së dënimit, u bë e mundur që të zbulohej se identiteti aktual ishte i lidhur me një tjetër emër, Julian, subjekt në kërkim që nga viti 2008, mbi të cilin ishte lëshuar edhe një urdhër arresti për vepra penale në lidhje me drogën.



