Parlamenti Europian i ka bërë thirrje BE-së dhe vendeve anëtare të rrisin mbështetjen e tyre ushtarake për Ukrainën për aq kohë sa është e nevojshme dhe në çdo formë të nevojshme.

Gjatë seancës së parë të votimit të legjislaturës së re, Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë me 495 vota pro, 137 kundër dhe 47 abstenime, e cila rithekson mbështetjen e vazhdueshme të eurodeputetëve për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.
Kjo është rezoluta e parë e Parlamentit të ri Evropian për Ukrainën.



