Sveçla paralajmëron arrestimin e Pacollit: Policia do të marrë masa nëse ai ka hyrë në Kosovë

Sveçla paralajmëron arrestimin e Pacollit: Policia do të marrë masa nëse ai ka hyrë në Kosovë

Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, ka kërkuar nga deputeti Behgjet Pacolli që të deklarojë vendndodhjen e tij. Në një deklaratë për mediat Svelça është shprehur se Policia do të marrë masa kur të shohë ish-ministrin në publik, duke nënkuptuar dhe një arrestim të mundshëm.

Sveçla, e ka paralajmëruar deputetin Behgjet Pacolli, se nëse ka hyrë në Kosovë fshehtas për t’i ikur masave të karantinimit, atëherë Policia do të merr masa ndaj tij.

Sveçla në konferencën për media ka treguar se Presidenti Hashim Thaçi ka pasur një vizitë disaminutëshe në Shqipëri.

Ai thotë se nëse është i vërtetë skenari që po përmendet, se Pacolli ka hyrë në Kosovë me Prpesidentin, për t’iu ikur masave që i ka ndërmarrë Ministria e Shëndetësisë për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19, atëherë policia do të ndërmarrë veprime.

“Nëse deputeti i Kosovës ishte në veturën e Presidentit me sjelljen e treguar ka shkelur me vetëdije të plotë rregullën për karantinim. Ne i kërkojmë presidentit që të përgjigjet pse ka vendosur të bëjë tejkalimin e protokollit shtetërorë, ndërsa Pacollit i kërkojmë të shprehet menjëherë se ku është përndryshe nëse shfaqet në publik në një moment të caktuar brenda territorit, policia do të marrë masat e parapara me ligj”, ka deklaruar Sveçla.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy