Meksikë, 12-vjeçari qëllon me armë nxënësit dhe mësuesin

Meksikë, 12-vjeçari qëllon me armë nxënësit dhe mësuesin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në një shkollë amerikane në Monterrey të Meksikës. Sipas mediave vendase, një 12-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri 2 nxënës dhe mësuesin e tij në Kolegjin amerikan në Monterrey, Nuevo Leon duke i lënë të 3 te plagosur.

Sekretari i qeverisë lokale të Nuevo Leon, deklaroi se i mituri Federico Guevara, 12 vjeç, hyri në shkollë me një pistoletë dhe qëlloi pa dallim ndaj nxënësve të tjerë. Ndërsa zëdhënësi i sigurisë së Nuevo Leonit, Aldo Fasci konfirmoi se edhe agresori është plagosur.

“Në kamerat e sigurisë mund të shikoni të miturin të nxjerrë armën, të qëllojë ndaj një mësuesi dhe një nxënësi”, tha Fasci për një televizion lokal. “Ai qëndroi aty për pak, e drejtoi armën ndaj nxënësve të tjerë dhe pak minuta më vonë qëllon sërish. Ende nuk kemi një motiv për këtë veprim”-tha ai.

Mësohet se 12-vjecari vuante prej disa kohësh nga depresioni dhe mendohet kjo ka qenë dhe arsyeja që e ka shtyrë të kryejë këtë akt.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy