Kinë, agjencia shtetërore e lajmeve teston folësit robotë (VIDEO)

Kinë, agjencia shtetërore e lajmeve teston folësit robotë (VIDEO)

Agjencia kineze shtetërore e lajmeve, Xinhua, është bërë e para që ka nxjerrë në ekran dy folës robotë. Folësit janë produkt i inteligjencës artificiale, të krijuar nga filmimet e prezantuesve të televizionit, ndërsa zëri vjen nga një sitetizues zanor.

Për të krijuar këta folës të rinj teknologjikë, Xinhua ka analizuar orë të tëra emisione lajmesh si bazë nga e cila janë ndërtuar shprehitë e fytyrës dhe lëvizja e gojës. Rezultati është një manekin virtual që mund të hyjë në transmetim direkt në çdo moment dhe të jetë i shpejtë dhe efikas.

Sipas “South China Morning Post”, Xinhua ka zhvilluar dy modele folësish, një për pbulikun anglishtfolës dhe një tjetër për atë kinez, në bashkëpunim me motorin e kërkimit Sogou. Për momentin, pavarësisht eficiencës dhe aftësisë së tyre për të qenë të disponueshëm 24 orë në 24, këta lloj spikerësh kanë ende disa defekte në aspektin e shprehjes së fytyrës dhe zërit metalik. Por zëdhënësit e agjencisë së lajmeve thonë se këto karakteristika do të përsosen me kalimin e kohës.  

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy