
Protestuesit e opozitës përplasen jashtë Parlamentit gjatë kohës që në sallën e Kuvendit po votohej Arta Marku kryeprokurore e përkohshme.
Por ngarja e sotme ku parlamentin e mbylloi reja e tymueseve që hodhën deputetët e opozitës dhe përplasja e protestuesve me policinë u bë lajmë në të gjitha mediat e huaja.
“Washington Post” mbante titullin: Protestuesit e opozitës përplasen jashtë Parlamentit.
Lajmi është pasqruar edhe tek “Foxnews” si dhe “The Associated Press”.
Ndërsa “abcnews” shtonte se 3 mijë protestues u përplasen me policinë jashtë parlamentit në kohën që po votohej kryeprokurori i ri.
Perstigjozja "New York Times" në një artikull të saj shkruan se policia shqiptare u përlesh me mbështetësit e opozitës të cilët u përpoqën të hyjnë me forcë në parlament për të ndaluar votimin për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm.
“The sundaily” ishte përqendruar tek tymueset brenda Kuvendit. Lajmi u pasqyrua edhe në mediat e italiane, që raportojnë për hedhjen e tymueseve në kuvend dhe përplasejn e protestuesve me policinë shkruajn “Nova” dhe “askanews”.




