
Bashkia e Durrësit po bën investim për herë të dytë për rikonstruksionin e një pallati të dëmtuar të njohur si “Pallati i Oficerëve” në Durrës, duke u kërkuar banorëve të braktisin përsëri shtëpitë.
Për mikrofonin e MCN live, ata kundërshtojnë këtë vendim të bashkisë, duke u shprehur se pas katër vitesh ata u kujtuan se dëmtimet e banesës nga tërmeti i përkasin kategorisë DS4 e jo DS3.
Ata kërkojnë t’i paguhet qiraja për muajt që do të largohen nga shtëpia ose në të kundërt e refuzojnë këtë konstruksion.
Kërkojmë të na paguhet qiraja për muajt që do të largohemi nga shtëpia ose në të kundërt e refuzojmë këtë konstruksion.
Normalisht e kundërshtojmë se nuk kemi marrë asnjë shkresë nga bashkua dhe nuk kemi ku shkojmë pa na dhënë bashkia bonusin, ku të gjejmë shtëpi ne, pastaj bashkia të nis punimet.
Banorët tregojnë se kanë përfituar bonusin e qeras gjithashtu kanë përfituar edhe shumën prej 2 milion e gjysmë lekë të reja në përputhje me aktekspertizën e bërë, sipas të cilit objekti unë ka pasur dëmtime të nivelit DS3.
Jemi lajmëruar të boshatisim shtëpitë tona sepse pallati sipas rishikimeve të bëra është në nivelin e dëmtimit DS4. Sipas bashkisë rregullimi i tyre do të zgjasë 3 muaj dhe më pas mund të kthehemi në banesat tona, por ku të shkojmë ne kur na kanë prerë drita e ujë, që mbrëmë.
Kush janë këta që e kanë kaluar masën e vlerësimit të dëmtimeve nga DS3 në DS 4, kur e bënë, kush e bëri vlerësimin?.
Ku të shkojmë në, kanë ardh tre furgona me 20 policë të na nxjerrin, ne kemi kundërshtuar ndërprerjen e ujit dhe dritave.
Mendoj se e bëjnë për vjedhje, për përfitime, se nuk ka dëmtime të këtij niveli ky pallat. Pse nuk na vlerësuan që në fillim. Pallati nuk është me kolona, është më mur mbajtës, nuk ka nevojë të ndërhyhet deri në themel. Ne paskemi ndenjur në një fushë të minuar, e se paskemi ditur, pse nuk na thanë këtë, pse nuk e kanë vlerësuar që në fillim.
Asnjërin nga bashkia se kemi takuar.



