
Flamur Noka është i bindur se Berisha ka shumicën e partisë dhe kjo e bën legjitim Kuvendin e thirrur më 11 dhjetor. Në emisionin “Të Paekspozuarit”, Noka tha se shumica e anëtarësisë shkon me Berishën.
Partia është frymë dhe fryma është te foltorja. Partia janë anëtarësia dhe njerëzit. Nuk është bunkeri ku është futur Basha. Tani që po flasim te njësia 3 kanë firmosur 85% për datën 11. Trupa e partisë ka kërkuar më datë 11, atë ditë është kuvendi. Çfarë ndodh në datë 18 është antiparti.



