Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Vlorë, i akuzuar për prodhim dhe shitje droge.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Vlorë, arrestuan në flagrancë shtetasin Amarildo Gockaj 32 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku”, Vlorë.
Arrestimi i tij u bë pasi, në lagjen "24 Maji", Vlorë, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij dhe gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike të dyshuar kokainë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".



