
Afërdita Strora, zonja 55 vjeçare nga Berati i është drejtuar emisionit “Xhadat”, pasi jeton mes shumë vështirësish.
E vetme, mes 4 mureve, ajo shprehet dëshpërimisht:
Jetoj e vetme që prej 5 vitesh, pasi familjarët më kanë vdekur para shumë kohësh. Vuaj nga sëmundje kronike, tensioni, mëlçia, etj., por nuk trajtohem dot pasi nuk kam lekë.
E vetmja ndihmë që i ofrohet Afërditës është përkrahja sociale, nga e cila përfiton 20 mijë lekë të vjetra në muaj, por që nuk i mjaftojnë as për ushqim.
“Marr përkrahje 20 mijë lekë, por çfarë të bëj më parë me to?! Për të punuar nuk punoj dot sepse jam e sëmurë, por dal ndonjëherë të mbledh kanaçe nëpër kazanë. Fitoj nga 100 lekë, sa për të blerë bukë, se për gjëra të tjera nuk dalin. Vetëm 1 vakt ha në ditë, por kam ndenjur edhe ditë pa ngrënë”- shton ajo mes lotësh.
Po të futesh nëpër dhoma, sheh që nuk ka mobilie, tavani ka rënë përtokë, ndërsa dritaret janë mbuluara me rrjetë, në mungesë të xhamave.
Mobiliet më janë prishur nga lagështira edhe u detyrova t’i hedh. Kam vetëm këtë krevatin, por në dimër i hedh një plastmas sipër që të mos lagë shiu.
Për dimër s’kam as ngrohje, asgjë, por kam izoluar vetëm dhomën e vogël aty, që fle. Po vjen dimri, po ku të mbytem unë? Kjo shtëpi është e gjithë pasuria ime, nuk kam gjë tjetër, prandaj kërkoj të më ndihmoni sa ta izoloj, që të fle e qetë të paktën.
Kontaktoni në: 069 940 6156



