Maqedonia e Veriut shënon numër rekord, 10 vdekje brenda 24 orëve

Maqedonia e Veriut shënon numër rekord, 10 vdekje brenda 24 orëve

Maqedonia e Veriut konfirmohet edhe njëherë si vendi me vdekjet më të larta në raport me popullsinë në Ballkan për shkak të koronavirusit. Autoritet shëndetësore atje kanë konfirmuar se sot kanë ndërruar jetë 10 persona, teksa 4 ishin vetëm tek Spitali i Përgjithshëm Qendror “8 shtatori”.

Të 10 viktimat ishin nga mosha 48-85 vjeç, ndërkohë që i vetmi sinjal pozitiv ishte numri i rasteve të prekura, që pas shumë ditësh ra nën 100. Konkretisht në 24 orët e fundit në Maqedoninë  e Veriut ishin 96 raste.

Shteti ynë fqinj është konsideruar si një nga ato vende që kanë një përkeqësim të ndjeshëm të situatës nga qershori, ndërkohë që vijojnë të drejtohen nga një qeveri teknike në detyrë, pasi ende nuk është krijuar qeveria e re pavarësisht zgjedhjeve.

Në total që prej fillimit ta pandemisë në Maqedoninë e Veriut kanë ndërruar jetë 432 persona.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy