
Ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare aktori dhe regjisori i njohur, Enver Petrovci.
Lajmi i hidhur është konfirmuar nga familjarët e tij përmes rrjeteve sociale.
“Me dhimbje dhe pikëllim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të aktorit tonë të dashur, Enver Petrovci. Kjo është një humbje e madhe për familjen tonë dhe për mbarë artin shqiptar. Ai do të kujtohet gjithmonë për shpirtin e tij fisnik dhe veprën e jashtëzakonshme që la pas.”, ka shkruar, Amir Petrovci.
Enver Petrovci njihet si ikona e filmit dhe teatrit kosovar për shumë vite.
Petrovci lindi më 28 shkurt të vitit 1954 në Prishtinë. Fillimisht studioi në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë në degën e aktrimit. Pastaj mbaroi studimet universitare për aktor edhe në Fakultetin e Arteve Dramatike në Universitetin e Beogradit.
Ka arritur karrierë shumë të suksesshme në teatër, sidomos në atë “Atelieja 212” me rolet e luajtura aty u bë i njohur në mbarë ish Jugosllavinë duke u vlerësuar si një nga aktorët me të famshëm të asaj kohe.
Është njëri nga themeluesit dhe profesorët e parë të degës së Artit Dramatik në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës.
Enver Petrovci njihet si një nga ikonat më të mëdha të filmit dhe teatrit kosovar për shumë vite, duke lënë një trashëgimi të paharrueshme në artin shqiptar.
Angazhimi i tij i pasionuar në art, si aktor dhe regjisori, ka ndikuar thellë në kulturën e Kosovës dhe më gjerë, duke e bërë atë një figurë të dashur dhe të respektuar nga publiku dhe kolegët e tij.



