Çfarë mbetet nga Teatri Kombëtar (VIDEO)

Çfarë mbetet nga Teatri Kombëtar (VIDEO)

Pavarësisht kundërshtimit dhe rezistencës së artisëve dhe shoqërisë civile prej më shumë se dy vitesh, Teatri Kombëtar është kthyer sot në një grumbull rrënojash. Pas shembjes në orët e para të mëngjesit, me ndihmën e qindra forcave policore, fadromat po punojnë për largimin e inerteve. Shembja ka ngritur një re pluhuri që ka mbuluar zonën.

Ndërkohë, përreth vijojnë përplasjet protestuesve me policinë, e cila ka krijuar një perimetër sigurie, përtej të cilit nuk mund të kalohet. Dy vjet protesta paqësore dhe rezistencë me gjuhën e artit janë injoruar nga qeveria dhe Bashkia e Tiranës, e cila vetëm pak ditë pas kalimit të objektit në pronësi të saj, rrënoi një prej monumenteve të trashëgimisë kulturore dhe asaj historike të kryeqytetit.

Përgjatë dy viteve, Teatri u kthye në një simbol të rezistencës qytetare dhe solidaritetit. Pas tërmetit të 26 nëntorit ishin me mijëra qytetarët që ia besuan Teatrit ndihmën për familjet e dëmtuara. Kauza e artistëve gjeti mbështetje të gjerë brenda dhe jashtë vendit, por pavarësisht kësaj, Teatri i ndërtuar në vitin 1938, që ka parë të rriten breza të tërë artistësh, u rrënua pabesisht natën.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy