Zëvendëspresidenti i Urdhrit të Mjekut, Dritan Trepça, përmend disa arsye për kundërshtimet e bëra në komisionin e Shëndetësisë në aktin normativ për urdhrin e Mjekut, mes të cilave edhe humbjen e pavarësisë profesionale.
Në një intervistë për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai deklaroi se një nga pikat ku nuk bihet dakord është miratimi i Kodit të Etikës së Deontologjisë Mjekësore, si dhe ngritja e komisioneve disiplinore.
Komisionet disiplinore, ngrihen në Urdhrin e Mjekut dhe në shkallën e dytë nga qeveria, kjo humbet pavarësinë profesionale.
Në asnjë vend të botës nuk mund të ketë heqje të licencës së mjekut gjatë gjithë jetës.
Pikë tjetër ku nuk biem dakord, janë futur kontratat e punës dhe oraret e punës së mjekut.
Këto mund të rregullohen shumë mirë me rregullore të brendshme spitalore dhe nuk kanë të bëjnë e urdhrin e Mjekut.
Në praktikën e ligjit të Urdhrave të Mjekut, kontrollon dhe jep licencën për atësinë profesionale dhe mjeku është i lirë të punojë, nuk futemi te dypunësimet dhe urdhri i Mjekut, është target i Kodit të Punës.
Mund të quhet kufizim i të drejtës për dypunësim, por janë çështje të rregulloreve të brendshme të spitaleve.
Nuk mundet Urdhri i Mjekut të rregullojë gjithë praktikën e sistemit shëndetësor.



