Pas 11 viteve nga krijimi për herë të parë të ministrisë së inovacionit dhe administratës publike, kryeministri Rama vendos ta bashkojë këtë ministri me kulturën dhe ekonominë.
Lidhur me këtë, ish ministrja për Inovacionin dhe administratën publike në një lidhje skype me ‘MCN Live’ u shpreh se mënyra se si organizohen ministritë varen nga objektivat e qeverisë.
Ajo tha se Shqipëria ka bërë një hov të rëndësishëm në fushën e inovacionit dhe se lidhja e Inovacionit me Ekonominë është një hap i rëndësishëm dhe pozitiv. Sipas saj, e-albania mbetet një hap i rëndësishëm dhe pse duhet konsoliduar dhe përmirësuar.
Kam përshtypjen se të bësh debat mënyrën se si organizohen ministritë është pak e tepërt sepse organizmi i ministrive është detyrë e qeverisë. Mënyra se si organizohen ministritë varen nga rrethanat, objektivat e momentit të qeverisë prandaj të bësh debat mbi këtë është e tepërt kur kaq gjëra më esenciale për të diskutuar.
Duhet të kujtojmë diçka, Shqipëria ka bërë një hov të rëndësishëm në inovacion për sektorin publik. Ka qenë qeveria Rama 1, kur unë mora këtë ministri u nisëm nga shumë poshtë dhe sot Shqipëria ka bërë një hob të rëndësishëm në inovacion, kryesisht në sektorin publik ku çdo gjë është pothuajse online.
Ndërkohë nuk është bërë po aq në sektorin privat, kështu që të lidhësh inovacionin me ekonominë më duket hap i rëndësishëm dhe mjaft pozitive sepse kërkon ti japësh një hov ekonomisë. Nëse duam që të rriten pagat siç është dhe një nga angazhimet e qeverisë duhet të rrisësh produktivitetin e qeverisë dhe formula është inovacioni. Ekonomia duhet të lidhet me inovacionin sepse kjo do të thotë të krijosh politikat e duhura.
Këtu vijmë dhe të çështja e inteligjencës artificiale dhe që Shqipëria të përgatitet për këtë revolucion më duket e domosdoshme. Që të arrish të thithësh investime inovative është e vështirë, fokusi i shtetit shqiptar ka qenë prioritet për këtë, pandemia na ndihmoi në infrastrukturën dixhitale ishte ajo që bëri që sot të njohin të gjithë e-albania, por rezultatet janë aty.
Më tej ajo theksoi se e-albania është një hap i madh i rëndësishëm që ofron të gjitha shërbimet në një vend me të njëjtën portë hyrëse të cilat ishin të domosdoshme për tu bërë dhe pandemia ndihmoi për tu adoptuar më lehtë.
Ka probleme patjetër por është përmirësuar shumë. E- albania si të gjithë pjesët e tjera duhet përmirësuar dhe një nga çështjet e mëdha që doli ishte siguria kibernetike dhe partnerët po na ndihmojnë pasi është sfiduese për të gjithë botën. Burimet njerëzore në këtë fushë janë të pakta dhe siguria kibernetike është një domosdoshmëri zhvillimi për të krijuar stabilitet. Ka një çështje që për një pjesë të njerëzve përdorimi në mënyrë dixhitale është i vështirë kryesisht për moshat e treta. Shteti ka detyrimin të garantojë një infrastrukturë dixhitale të sigurtë dhe disponibël gjithë kohës, padyshim që janë krijuar instrumente që njerëzit që se kanë të lehtë përdorimin e tyre të ndihmohen. Thithja e investimeve private është e rëndësishme, them se krijimi i ministrisë së re është pozitive për të thithur investimet e huaja në fushën e inovacionit. Pra ky hap i bërë nuk është perfekt, por është i rëndësishëm.



