
Gjykata e Posaçme e Apelit ka shtyrë sërish vendimin për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Seanca u vendos të mbahet në datën 26 qershor në orën 13:00.
Sakaq, bëhet me dije se ka qenë trupa gjykuese përkatsisht gjyqtari Dhimitër Lara, ai që ka kërkuar kohë për marrjen e një përfundmi.
Kjo është e disata herë, që Apeli ka shtyrë vendimin për ish-ministrin e Brendshëm.
08:16h- Pritet të jepet vendimi për ish-ministrin Tahiri
Gjatë ditës së sotme do të mbahet seanca gjyqësore ku do të jepet dhe vendimi për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
Mësohet se seanca në Gjykatën Speciale do të nis në orën 09:30.
Më herët Gjykata e Apelit e ka shtyrë vendimin për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, gjatë seancës së mbajtur para 14 ditësh, ndërsa lajmëroi se vendimi do të jepet më datën 24 qershor.
Kujtojmë se Gjykata e Krimeve të Rënda e shpalli fajtor ish-ministrin e Brendshëm, vetëm për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe u dënua me tre vite shërbim prove por avokatët e Tahirit e apeluan.



