Tre persona janë proceduar në gjendje të lirë në Elbasan pasi ditën e djeshme penguan qarkullimin e mjeteve në aksin Elbasan-Librazhd.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se tre shtetasin janë .B., 50 vjeç, B.H., 58 vjeç dhe J.Xh., 46 vjeç, banues në Elbasan. Ndërkohë po vijon punë për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë organizim të paligjshëm.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale "Shkatërrimi i pronës" dhe "Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit".



