Identifikohen dy viktimat e aksidentit të ndodhur në orët e para të ditës së sotme në Rrugën e Arbrit, në afërsi të Shkallës së Tujanit.
Gazetari i MCN TV, Besmir Pula, raporton se viktimat janë Marsel Tafa, rreth 35 vjeç dhe Egila Celami, 29 vjeçe, që të dy nga Burreli.
Në aksident u përfshi një makinë tip Volkswagen e një kompanie postare dhe një makinë tip Toyota, e cila si pasojë e përplasjes doli nga rruga, duke rënë rreth gjashtë metër më poshtë.
Për pasojë gjetën vdekjen dy personat që ndodheshin në mjet, ndërkohë u plagos edhe drejtuesi i mjetit tjetër i cili ndodhet në gjendje të rëndë dhe po i nënshtrohet një operacioni në Spitalin e Traumës në kryeqytet.
Lidhur me rrethanat e ngjarjes hetimet janë në vijim, për të zbuluar më shumë mbi gjithë sa ka ndodhur.



