Shkencëtari rikuperon të dhënat e fshira nga laboratori në Wuhan

Shkencëtari rikuperon të dhënat e fshira nga laboratori në Wuhan

Një studiues nga Seattle tha se ai ka rikthyer të dhënat për sekuencat gjenetike të fshira qëllimisht nga baza e të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetit, duke nxitur diskutime mbi origjinën misterioze të pandemisë së Covid-19.

Jesse Bloom, një biolog në Qendrën Kërkimore të Kancerit Fred Hutchinson, publikoi një letër në serverin bioRxiv të martën duke dhënë detaje se si ai rikuperoi të dhënat e SARS-CoV-2 të marra nga rastet e hershme të koronavirusit në Kinë që ishin ruajtur në Bibliotekën Kombëtare të Arkivave të Mjekësisë dhe më vonë u fshinë.

Por, megjithatë dokumenti ende nuk është rishikuar nga shkencëtarët.

Bloom i mori të dhënat në Google Cloud, e cila përdoret nga shkencëtarët në të gjithë botën për të postuar të dhëna të thelluara të sekuencave që të tjerët ti analizojnë.

Studiuesi thotë se të dhënat janë prova që tregojnë se koronavirusi po qarkullonte në Wuhan, Kinë, para se të shpërthente në dhjetor në tregun e kafshëve të qytetit.

Dokumenti megjithatë nuk nxjerr një përfundim nëse virusi u përhap nga kafshët te njerëzit apo nëse ishte rezultat i një rrjedhje laboratorike.

Ai tha se analiza e tij tregoi se mostrat e përdorura aktualisht për të hetuar origjinën e virusit mund të mos jenë të plota.

“Fakti që këto të dhëna janë fshirë duhet të na bëjë skeptikë se të gjitha sekuencat e tjera të rëndësishme të Wuhan nuk janë të plota.”

Disa nga të dhënat u hodhën në një dokument paraprak që shkencëtarët kinezë postuan në mars të 2020 dhe më vonë u publikua në qershor në revistën Small.

NIH konfirmoi se të dhënat ishin fshirë nga SRA me kërkesë të studiuesit i cili fillimisht publikoi të dhënat, duke thënë se janë praktikë e zakonshme. 

"Këto seksione të SARS-CoV-2 u paraqitën për postim në SRA në mars 2020 dhe më pas u kërkuan të tërhiqeshin nga dorëzuesi në qershor 2020.

Sipas personit që kërkoi dokumentet mbrapsht informacionet e sekuencave ishin azhurnuar dhe po dorëzoheshin në një bazë tjetër të dhënash dhe ndaj kërkohej të hiqeshin të dhënat nga SRA. ” tha NIH në një deklaratë . 

Agjencia tha se nuk mund të "spekulonte mbi motivin përtej qëllimeve të deklaruara të një paraqitësi". 

Bloom ka shtyrë për një hetim më transparent dhe të pavarur për origjinën e COVID-19. 

Ai ishte një nga disa shkencëtarë që nënshkruan një letër të botuar në revistën Science që bën thirrje për hetime të mëtejshme në teorinë e rrjedhjeve të laboratorit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy