Ministria e Kulturës së Kosovës në një ceremoni të organizuar ka nderuar me Çmimin Ndërkombëtar “Letërsia Shqipe” shkrimtarin e madh shqiptar Ismail Kadare.
Shkrimtari i madh i letrave shqipe tha me këtë rast tha se kjo është një ceremoni që çdo shkrimtar në botë e dëshiron dhe e çmon.
“Falënderoj Kosovën dhe lexuesit e mi të Kosovës. Jam vërtet i nderuar të marr këtë çmim. Me besoni ky çmim i dhënë nga Kosova ka kuptim më tepër se çdo çmim për mua dhe më jep kënaqësi më shumë se çdo çmim tjetër. Jam i lumtur kur mendoj që po e marr çmimin në Bibliotekën e Kosovës, në mbretërinë e lexuesve”, tha Kadare pas marrjes së çmimit.
Drejtori i Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani” tha se ka ardhur koha që në historinë e Kosovës të ketë vend të privilegjuar për librat dhe Ismail Kadarenë. / KP /



