
Deputeti Xhelal Mziu deklaroi në studion e emisionit “MCN Economy” se rritja e tarifave nga “One” dhe “Vodafone” dhe të gjitha problemet e tjera vijnë jo vetëm për shkak se tani gjendemi përballë një monopoli, por për shkak se nga këto dy kompani ka dhe abuzime. Mziu bëri me dije se do të ketë një grup parlamentar për e çështjeve dhe problematikave që shkojnë në dëm të konsumatorëve shqiptarë. "Sot kemi një monopol, kemi vetëm 2 kompani nga 5 që kanë qenë dhe kur nuk ka konkurrencë vjen dhe rritja e tarifave. Edhe në komunikim me qytetarët e shohim këtë gjë. Mjafton të shkosh në zonën e Bllokut tek dy kompanitë “One” dhe “Vodafone” dhe shohim mijëra qytetarë që ankohen për emetimin e tarifave që kanë në kontratë apo që nuk e kanë. Kjo vjen jo vetëm për shkak të monopolit, por edhe abuzimit. Tani ose ka rritje të tarifave, ose ulje të gigave dhe minutave. Ka mjaft probleme të tjera. P.sh. qytetarëve iu rinovohet kontrata në mënyrë të njëanshme. Ka mijëra raste që një konsumatori që shkon jashtë shtetit i shkon tarifa e telefonit 20 herë më shumë se tarifa mujore, abonenti duhet informuar që po konsumon jashtë limiteve. Kemi ngritur disa shqetësime jo vetëm për tarifimet, por dhe për internetin që është kthyer si rrjetë merimangash. Kemi hot spote të pafundme. Kemi dhe problemet e antenave, çdo pallat dhe në qendër të Tiranë ka antena. Me iniciativë të Komisionit ku bëj do ketë grup parlamentar për hetimin dhe shqyrtimin çështjet që shkojnë në dëm të konsumatorëve shqiptarë. Mospasja e konkurrencës tregon që ka një dakordësi mes dy kompanive për të mbajtur nivelin e lartë të tarifave. Ne si komision shpresojmë që të kemi një analizë të thelluar të kësaj çështje, duke marrë në krahasim dhe vendet e tjera të rajonit, dhe duke marrë në konsideratë ku ishin 4 operatorët dhe telefonia e telefonisë fikse në raport me sot".



