Meta, thirrje institucioneve: Familjarët e pacientëve me COVID-19 të informohen me transparencë

Meta, thirrje institucioneve: Familjarët e pacientëve me COVID-19 të informohen me transparencë

Kreu i shtetit, Ilir Meta ka reaguar sot pas publikimit të disa fotove para Spitalit Infektiv, ku familjarët e pacientëve të prekur nga COVID-19 shihen teksa ankohen se s’kanë marrë informacione për gjendjen e të afërmeve të tyre që prej 36 orësh.

Sipas Metës, familjarët e qytetarëve duhet të trajtohen denjësisht dhe të informohen për shëndetin e pacientëve.

Presidenti i ka quajtur si shqetësuese pamjet e grumbullimeve para godinës së Spitalit Infektiv, ku sipas tij për këtë situatë duhet reflektim i menjëhershëm.

“Familjarët e qytetarëve të prekur nga COVID-19 meritojnë të trajtohen denjësisht dhe të informohen me transparencë të plotë për shëndetin e të dashurve të tyre, të cilëve ju uroj shërim sa më të shpejtë.

Pamjet shqetësuese të publikuara sot në media për grumbullime të shumta në ambientet e jashtme të Spitalit Infektiv në Tiranë kërkojnë reflektim të menjëhershëm”, thekson Meta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy