S'ka konsensus në Kosovë/ Kurti pas takimit me liderët e opozitës: Ofruam dy opsione kompromisi!

S'ka konsensus në Kosovë/ Kurti pas takimit me liderët e opozitës: Ofruam dy opsione kompromisi!

Nuk është arritur konsensusi mes partive parlamentare për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. 

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha sot përmes një konference për mediat se ofroi dy opsione kompromisi për zgjidhjen e krizës institucionale por u refuzuan nga opozita. 

Pas takimit me liderët e partive opozitare, Kurti deklaroi:

Propozimi i parë ka qenë nëse kandidatja për kryetare nuk i merr 61 vota në votimin e fshehtë, atëherë tërhiqet nga kandidatura. Edhe pse ky ka qenë qëndrim i njëanshëm i Haxhiut, unë e respektoj. Ajo nuk dëshiron të votohet dy herë me votim të fshehtë. Kemi lëvizur krahasuar me situatën para të enjtes kur u dha aktgjykimi. Kjo duket që nuk i kishte bërë përshtypje opozitës. 

Dhe e dyta ishte le ta bëjmë një marrëveshje politike lidhur me nenin 67 të Kushtetutës, marrëveshje në paketë për votimin e kryetarit dhe nënkryetarët. E pastaj nëse nuk duan votim të fshehtë, le të delegojnë përfaqësuesit në komisionin për votim të fshehtë të cilin mund ta rrëzojnë me votë. Procesi ka mbetur në gjysmë. Ne e kemi deleguar aty Hekuran Muratin, ndërsa të tjerët nuk kanë deleguar. Le t’i delegojnë edhe të tjerët dhe pastaj po e rrëzojmë me marrëveshje atë komision e pastaj marrëveshja politike që kryetarja dhe nënkryetarët të votohen në paketë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy