Ana tjetër e koronavirusit, 475 pacientë shërohen dhe lënë spitalin

Ana tjetër e koronavirusit, 475 pacientë shërohen dhe lënë spitalin

Mediat botërore përditësojnë herë pas here numrin e viktimave dhe të prekurve nga koronavirusi. Lajmet që shtojnë frikën e një pandemie dominojnë, ndërsa pak hapësirë ka për raportime mbi numrin e atyre pacientëve që e fitojnë betejën me koronavirusin.  

Media shtetërore kineze e bën këtë rregullisht.

Sipas shifrave të bëra publike të hënën janë gjithsej 475 pacientë që kanë dalë nga spitali të shëruar nga spitali të dielën.

Komisioni Shëndetësor i Kinës raportoi të martën se janë shëruar 632 pacientë, ndërsa numri i të vdekurve ishte 425 vdekje në të gjithë vendin. Gjatë shpërthimit të SARS, 349 njerëz vdiqën në territorin e Kinës.

Provinca Fujian në Kinën lindore gjithashtu raportoi pacientin e saj të parë të shëruar.

Në rajonin autonom Guangxi, në jug të Kinës, pesë pacientë të tjerë u shëruan dhe u larguan nga spitali të hënën.

Për më tepër, 18 pacientë u shëruan dhe u larguan nga një spital në provincën Jiangsu, në lindje të Kinës.

Pacienti konsiderohet se është rikuperuar kur simptomat janë lehtësuar, temperatura e trupit arrin në një nivel normal për të paktën tre ditë, dhe testi tregon rezultat negativ dy herë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy