Irani mbështet çdo marrëveshje që pranohet nga palestinezët dhe Hamasi për të vendosur një armëpushim në Gaza dhe për të hapur rrugën për dërgimin e ndihmës.
Kështu deklaroi ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, gjatë një bisede telefonike me homologun e tij bullgar, Ivan Kondov, ku të dy deklaruan se qeveritë e tyre janë të interesuara për zhvillimin e marrëdhënieve reciproke.
Ndërkohë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Naser Kanani tha se është koha që ata që thonë se janë përkrahës të të drejtave të njeriut dhe se jetët e qenieve njerëzore kanë rëndësi për ta, të veprojnë për të ndaluar Izraelin, para se të jetë tepër vonë.



