Gazetari Armand Bajrami në emision ‘Fackcheck’ ka komentuar lidhur me ngjarjen e ndodhur dy javë më parë në Borizanë si dhe rokadën në Ministrinë e Brendshme. Ai ta se pamjet e Borizanës ishin një dhunë makabër, ku disa njerëz që duhet të ishin të zakonshëm sipas tij e konsideronin veten shtet apo përtej shtetit duke shkaktuar atë dhunë dhe duke kërcënuar dy qytetarë të pafajshëm vetëm prej faktit se pati një shqetësim real nga ata. “Kjo ngjarje ishte pika e kthesës, dhe pikërisht për këtë moment ndodhi dhe rokada e largimit të Bledi Çuçit dhe ardhja e Taulant Ballës në krye të Ministrisë së Brendshme, jo vetëm për të krijuar një frymë të re ndaj luftës ndaj krimit por dhe për të shfryrë atë akumulimin e qytetarëve ndaj shtetit. Këtu nuk kemi të bëjmë me një tolerancë të policisë së Krujës në ato pamje, por kishim të bënim me një mosekzistencë të policisë. Tashmë vijon ajo sfidë e cila nuk vazhdon me dorëheqjen e deputetit Rraja, por tashmë sfida tjetër është lokalizimi dhe kapja e dy të kërkuarve të cilët edhe pse kanë kaluar dy javë nga ngjarja ende nuk janë në duart e drejtësisë”. Ndërsa lidhur me kultivimin e kanabisit, ai theksoi se historia e kanabisit nuk nis me Taulant Ballën, por se tashmë u bë thuajse një dekadë e masivizimit të kanabisit në vend. “Problemet që ai ka sjell është problemi më madhor i dobësimit të policisë së shtetit. Ai inkriminoi deri në qelizë policinë e shtetit. Balla ka të drejtë kur thotë se s’ka asnjë parcelë kanabisi pa pasur një punonjës të policisë pas dhe është koha që të identifikohen të gjithë këta personazhe edhe pse ka shumë prej tyre që janë kapur si bashkëpunëtorë”. Bajrami ka komentuar edhe transferimin e të dënuartve shqipatrë nga burgjet e Britanisë ne Shqipëri. Ai tha se nëse i burgosuri nuk do nuk do mund të transferohet. “Në raportimet e para u fol për 2-3 mijë persona referuar të dhënave zyrtare të autoriteteve shtetërore britanike, por në fakt dhe në bisedat e mia me juristët kolaudova se numri i saktë do ishte i reduktuar dhe për shkak të proceseve gjyqësore sepse s’mund të ndodh transferimi vetëm për shkak të një marrëveshje dhe në përfundim çdo shqiptar që vuan dënimin në Britani do transferohet vetëm nëse ai jep pëlqimin. Ka shumë persona që janë dhe shtetas britanikë me pasaportë britanike dhe patjetër që s’mund të kemi shpresë që ata do transferohen në Shqipëri sepse atje mund të kenë familjen. Një tjetër sfidë janë kushtet në burgjet shqiptare sepse aktualisht flasim për një situatë të mbipopulluar. Ne kemi pothuajse numrin e të paraburgosurve të njëjtë me ata të dënuarit”.



