Balla inspekton punimet: Librazhdi me rrjetin më modern të kanalizimeve

Balla inspekton punimet: Librazhdi me rrjetin më modern të kanalizimeve

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka inspektuar ditën e sotme punimet për sistemin e kanalizimeve të ujërave të zeza dhe ujit të pijshëm në Librazhd.

I shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Librazhdit, Kastriot Gurra, Balla ka parë nga afër punimet për kanalizimet e reja në qytet, duke e konsideruar sistemin e vjetër si një “minë me sahat”. 

"Falë vëmendjes së qeverisë Rama dhe një kredie nga qeveria gjermane (KFW) prej 7.2 milionë Euro, Librazhdi do të ketë edhe rrjetin më modern të kanalizimeve, qoftë të ujit të pijshëm, qoftë të ujrave të zeza" shkruan Balla. 

Postimi i plotë i Ballës

Librazhd - Edhe pse me temperatura tejet të ulëta, po punohet në sistemin e ri të kanalizimeve të ujrave të zeza dhe ujit të pijshëm, në të cilat nuk ishte investuar prej kur Librazhdi filloi të ngrihej si qytet. Sistemi i vjetër i kanalizimeve ishte kthyer në një minë me sahat, jo vetëm sa herë binin shirat, por një rrezik akut ndotjeje dhe semundjesh ngjitëse. Falë vëmendjes së qeverisë Rama dhe një kredie nga qeveria gjermane (KFW) prej 7.2 milionë Euro, Librazhdi do të ketë edhe rrjetin më modern të kanalizimeve, qoftë të ujit të pijshëm, qoftë të ujrave të zeza. Këto kanalizime janë investimi më i madh i kryer në qytetin tonë, duke kërkuar shtrirjen e tubacioneve në rrugë dhe sheshe pallatesh, deri në çdo banesë. Pas përfundimit të punimeve nëntokësore, të gjitha hapsirat publike mbi tokë do të rishtrohen me asfalt dhe risistemohen me pllaka sheshet e pallateve. Më vjen mirë që banorët bien dakord se ky “operacion” në nëntokën e qytetit tonë ishte i domosdoshëm. Ndoshta edhe mund të jeni bezdisur nga punimet, por kjo ndërhyrje në rrjet ishte si një ndërhyrje kirurgjikale urgjente. Bashkë me drejtuesit e AKUM, KFW dhe kompanisë zbatuese pamë nga afër hapsirat publike dhe punën për sistemimin e tyre sipas standardeve. Cdo shesh dhe cdo rruge do te sistemohet.

Faleminderit Qeverive shqiptare dhe gjermane për mbështetjen

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy