Basha: “Guardia” vërtetoi denoncimin e PD për kanabisin vietnamez

Basha: “Guardia” vërtetoi denoncimin e PD për kanabisin vietnamez

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha u shpreh se, Partia Demokratike çdo ditë denoncon kultivimin e kanabisit, ndërsa qeveria tha ai, fsheh provat. E megjithatë, thotë Basha me një shkrim në rrjetin social Facebook, cdo ditë vërtetohen faktet dhe provat që denoncon PD.

“PD denoncoi se në Shqipëri ka hyrë fara vietnameze e kanabisit. Rama e mohoi, por Guardia di Finanza konfirmoi se 70% e bimës ishte e tillë. PD denoncoi ngjarjen në Shengjergj si vrasje për drogën. Rama-Tahiri e mohuan, e paraqiten si vetvrasje, por doli ekzekutim, dhe prokuroria po heton. PD denoncoi tre ditë më parë se në zonën e Tapizës trafikantët marrin gra e fëmijë, i çojnë për të punuar kanabisin. Rama-Tahiri e mohuan, por dje janë ndaluar 5 vetë që i dërgonin gratë me furgona në Malësitë e Krujës për të punuar kanabisin.

Kush thotë të vërtetën për drogën? Ne që e denoncojmë çdo ditë me prova dhe fakte, apo Edi Rama që i fsheh dhe mohon për t’u dhënë mbrojtje trafikanteve.” Në fund të postimit vendoset motoja “Shqipëria më mirë pa Edi Ramën”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy