
Pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e së martës në Shkodër ku humbi jetën një nga pjesëtarët e komunitetit egjiptian si pasojë e zjarrit që përfshiu banesën, banorë të tjerë rrëfejnë kushtet në të cilat jetojnë. Shumë prej tyre qëndrojnë në banesa pa kushtet minimale, ndërsa thonë se nuk kanë mbështetje të institucioneve vendore.



