
Sipas analistit Vehap Kola Shqipëria ka nevojë për ndërhyrjen e politikës. Nga emisioni “Arnautistan” në MCN TV Kola tha se partitë politike në vend janë më të fuqishmet dhe sipas tij në Shqipëri shoqëria civile nuk ka fuqi, akademia nuk ka fuqi, komunitetet fetare nuk kanë fuqi. E vetmja fushë ka fuqi siç u shpreh ai është vetëm politika dhe njerëzit me pushtet politik.
“E mira do të ishte që mos përfshihej fare politika as për të dhënë kurajo. Por ne nuk e kemi atë kulturë. Këto gjërat ndodhin falë politikës. Këtu nuk ka shoqëri civile, akademia nuk ka fuqi, komunitetet fetare nuk kanë fuqinë vetëm politika ka dhe njerëzit me pushtet politik”, tha Kola.



