Të gjithë mendojnë dy herë para se të heqin këpucët kur janë në praninë e të tjerëve, e cila vjen nga turpi i erës që ato mbajnë.
Nuk është dicka e pazakontë pasi mund ti ndodhë të gjithëve, sidomos në sezonin e verës, por ekzistojnë disa metoda se si të largoni këtë gjë.
1. Përdorni sodë buke duke vendosur dy qeska brenda këpucëve pasi thithin erën e keqe. Mbajini ato derisa era të largohet plotësisht. Duhet të keni kujdes me sodën te këpucët e lëkurës pasi bën që ato të thahen.
2. Merrni alkool për pastrim dhe hidheni në këpucë për pak kohë. Më pas hiqni hiqeni dhe lërini që të marrin ajër dhe të largohet era e alkoolit.
3. Merrni 2 gota uthull dhe shtoni 3 litra ujë, më pas futini këpucët derisa të thithin të gjithën dhe lërini të thahen.



