Armëpushimi me Iranin, Kamberi: Palët duhet të shkojnë drejt një zgjidhjeje të mesme (VIDEO)

Armëpushimi me Iranin, Kamberi: Palët duhet të shkojnë drejt një zgjidhjeje të mesme (VIDEO)

Geron Kamberi, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare tha në studion e lajmeve të MCN Tv se marrëveshja e armëpushimit mes SHBA-së, Iranit dhe Izraelit u përpoq të çlironte panikun energjetik. 

 

Duke vijuar Kamberi tha palët duhet të arrijnë një zgjidhje të mesme.

 

Nuk është një marrëveshje armëpushimi tipike. Është një marrëveshje që më shumë u përpoq të çlironte ankthin energjetik apo panikun energjetik që u krijua pas mbylljes së ngushticës së Hormuzit dhe ndërmjetësimi i Pakistanit erdhi në këtë moment, edhe për shkak të një kërcënimi që u kërcënua që mund të shkonte deri në përdorimin e armëve bërthamore nga ana e SHBA-ve.

 

Ajo që shohim sot është një ‘deja vu’ e asaj që historia ka projektuar si fat për këtë rajon. 

 

Palët duhet të shkojnë drejt asaj që quhet, siç ndodh rëndom në negociata të tilla, një e mesme, urojmë të jetë e artë. 

 

Konflikti mban pezull pothuajse të gjithë ekonominë globale, çorientimit e çmimeve të naftës, gazit, lëndëve trë para etj. Më mundshmja është që të paktën goditjet ushtarake të pushojnë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy