Që nga data 1 mars, Facebook-u ka hequr më shumë se 2.5 milionë përmbajtje që lidhen me shitjen e maskave, dezinfektuesve të duarve dhe testeve të koronavirusit. Në prill, rrjeti social paralajmëroi përdoruesit për rreth 50 milionë përmbajtje me temë Covid-19, pas një analize të 7 500 artikujve nga partnerët e kontrolluesve të fakteve. Të dhënat vijnë nga “Raporti i Zbatimit të Standardeve të Komunitetit", që botohet në mënyrë periodike nga kompania e Mark Zuckerberg, i cili bën një përmbledhje të veprimeve që ndërmerren në emër të temave të ndjeshme për komunitetin si, urrejtja dhe ngacmimet, thotë "Ansa".
Në gjashtë muaj, Facebook-u ka hequr 6.3 milionë postime në lidhje me organizatat që përhapin urrejtjen, 2.8 miliardë llogari të rreme, 4.8 miliardë me përmbajtje spam. Falë sistemeve të Inteligjencës Artificiale, procesi i zbulimit të këtyre postimeve është përmirësuar, duke bërë që ato të diktohen përpara se përdoruesit t'i raportojnë ato. Për fjalën urrejtjeje, në veçanti, Facebook-u tani është në gjendje të zbulojë gati 90% të postimeve përpara se të informohet.



